WELCOME TO THE MAJS-DIP SITE
   
  M.A.J.S.
  Lajme nga Bota
 

Forbes: 10 personat më të pasur në botë

para money
Revista Forbes, në numrin e 24 Marsit 2008, do të publikojë listën e njerëzve më të pasur të botës. Albeu.com, publikon listën e 10 njerëzve më të pasur të botës, në krye të së cilës, sivjet nuk do është Bill Gates. Ja lista... Person më i pasur në botë më nuk është Bil Gejts, por Voren Bafet, të cilit vlera e aksioneve "Berkshire Hathaway" i siguruan pasuri në një vlerë prej 62 miliardë dollarësh, njoftoi "Forbs".
Ja lista e dhjete njerezve me te pasur te botes:

1-Warren Buffet (62 miljarde dollare)
2-Biznesmeni meksikan Carlos Slim Helu (60 miljarde dollare)
3-Bill Gates (58 miljarde dollare)
4-Biznesmeni indian Lakshmi Mittal (45 miljarde dollare)
5-Biznesmeni indian Mukesh Ambani (43 miljarde dollare)
6-Biznesmeni indian Anil Ambani (42 miljarde dollare)
7-Biznesmeni suedez, pronar i Ikea Ingvar Kamprad (31 miljarde dollare)
8-Biznesmeni indian K.P. Singh (30 miljarde dollare)
9-Biznesmeni rus Oleg Deripaska (28 miljarde dollare)
10-Biznesmeni gjerman Karl Albrecht (27 miljarde dollare
) 

Dhjetë "zotët" e botës

05.03.2008
Debutojnë të ashtuquajturat ekonomi me zhvillim të shpejtë, me një rritje që shkon nga 7 deri në 15 % dhe në shtatë vjet, kanë "pushtuar" thuajse 20 % të GDP-së globale. Ja kush i ka në dorë tregjet dhe fatet e planetit...

Vetëm disa vjet më parë, bankierët e fuqishëm, fluturonin drejt Nju-Jorkut, Londrës dhe Frankfurtit për të propozuar biznese të reja, mënyra të reja blerjesh dhe marrëveshje të reja bashkëpunimi, ndërsa sot, i sheh teksa zbresin thuajse çdo ditë në dy aeroportet ndërkombëtare më të mira të Emirateve të Bashkuara Arabe, në Dubai dhe Abu Dhabi, qëndrojnë disa ditë në hotelet me shtatë yje dhe më pas nisen për në Indi, Kinë, Amerikë Latine, Rusi dhe Evropën Qendrore. Ndryshojë fatet dhe njëkohësisht tregjet e botës. Debutojnë të ashtuquajturat ekonomi me zhvillim të shpejtë, me një rritje që shkon nga 7 deri në 15 për qind dhe në shtatë vjet, kanë "pushtuar" thuajse 20 për qind të GDP-së globale. Me sa duket, nuk do të jetë vetëm gjeopolitika ajo që do ta zhvendosë qendrën e gravitetit, nga SHBA-ja, superfuqia e dikurshme, drejt një pjese tjetër të botës. Edhe fuqia ekonomike decentralizohet, duke nxjerrë protagonistë të rinj, padronë të rinj që sfidojnë hapur në shoqëritë e përparuara kampionët e vjetër të industrisë, financës, të tregtisë. Janë sheikë të pasur arabë, që nuk i shpenzojnë më lekët për shërbime luksoze si në vitet ‘70-‘80, por mendojnë për të ardhmen duke e ditur mirë që një ditë, nafta do të mbarojë. Janë njerëz që investojnë në shoqëritë shumëkombëshe në vështirësi apo në gjigantët bankarë të destinuar për të dështuar. Sipërmarrës që operojnë në shkallë globale, që besojnë te të rinjtë e dalë nga universitetet më të mira të botës, por mbi të gjitha dinë të rrezikojnë. Sipas raportit të "Boston Consulting Group", pjesa më e madhe e këtyre sfiduesve vijnë nga Kina dhe India, por pas nuk ngelen edhe vende si: Meksika, Brazili, Turqia dhe Hungaria.

Carlos Slim

Themeluesi i "America Movil" dhe djali i një familjeje emigrantësh libanezë, është meksikani më i pasur në botë.

Sipas revistës "Fortune", është njeriu që ka zbritur nga karrigia e klasifikimit si njeriu më i pasur i botës, Bill Geitsin, dhe mendohet se ka një pasuri prej 59 milionë dollarësh.

Carlos Slim, 67 vjeç, është pronari i "Telekomit" meksikan dhe i kompanisë më të madhe të telefonisë celulare në të gjithë Amerikën e Jugut. Slim konsiderohet si i papërmbajtshëm dhe që nga viti 1990 pasuria e tij po rritet në mënyrë marramendëse. Në dy vitet e fundit ka arritur të fitojë 20 miliardë dollarë falë bursës së fuqishme meksikane dhe fitimeve nga shoqëria telefonike

"America Movil", operatori më i madh i telefonisë celulare të Amerikës Latine. Shoqëritë tij përbëjnë 1 të tretën e gjithë bursë së qytetit të Meksikos dhe 5 për qind të GDP-së meksikane. I biri i një emigranti libanez, Carlos Slim, është një lloj John Rockefeller i kontinentit ose diçka më shumë, aq njerëzit flasin për "Slimlandia" për të përshkruar shtirjen e rrjetit të biznesit të tij. Në vitin 2006, Slim ka shpenzuar 3,7 miliardë dollarë për të blerë gjigantin amerikan "Verizon" duke e shtrirë perandorinë e tij në Porto Riko dhe Santa Domingo, hapi i parë për të pushtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë tregun amerikan.


2. Zsolt Hernadi, kreu i grupit "Mol", është një nga hungarezët më të pasur të globit.


Në klasifikimin e vitit 2008, të 100 sfiduesve botërorë sipas "Boston consulting group" është ngjitur ndjeshëm shoqëria hungareze e naftës dhe gazit "Mol", e cila prej qershorit të vitit 2001, drejtohet nga një menaxher 47-vjeçar, Zsolt Hernadi. Me një xhiro vjetore prej 13.7 miliardë dollarë, filiale në 12 vende të botës dhe 5 mijë punëtorë jashtë vendit, grupi "Mol" duket se do të bëhet një protagoniste e energjisë në Evropë. Hernardi dëshiron të fusë rrjetet e shpërndarjes së gazit në qendër dhe juglindje të Evropës. Hungarezi që është i përfshirë edhe në projektin e gazsjellësit transevropian "Nabuço", është një menaxher i ashpër dhe luftarak që ka edhe mbështetjen e qeverisë së Budapestit.


Mohammed al-Nahyan

Sheiku nga Abu Dhabi ka 875 miliardë dollarë për të investuar.



Veç të tjerave sheiku nga Abu Dhabi merr vesh edhe nga politika. Në shtator të vitit 2008, princi trashëgimtar nga Abu Dhabi do të arrijë të kurorëzojë ëndrrën e tij për të vizituar "Ferrarin" në Maranelo, duke qenë se zotëron 5 për qind të aksioneve të tij.

Por, sheiku 46-vjeçar i shkolluar në akademinë më të mirë ushtarake angleze është në krye të disa investimeve ndërkombëtare. Pjesë e "Abu Dhabi Investment Council" që, me një pasuri prej 875 milionë dollarësh është investitori i dytë më i madh në botë pas Bankës së Japoninë. Lëvizja më e fundit e tij është blerja e 4.9 për qind të "City group" me një vlerë prej 7.5 miliardë dollarësh, gjë që e bën Abu Dhabin aksionistin më të madh të Bankës Amerikane.


Jack Ma

Krijuesi i portalit "Alibaba", mund të shpëtojë Yahoo-në.

Jack Ma, 43 vjeç është themeluesi i grupit "Alibaba", portalit më të famshëm të internetit në Kinë. Të mirinformuarit tregojnë se miku i tij më i mirë Jerry Yang, bashkëthemelues dhe administruar i deleguar i "Yahoo"-së, i kërkon me ngulm thuajse çdo ditë që të ndërhyjë për të shpëtuar kompaninë gjigante të "Silicon Valley"-t. I lindur në qytetin e Hangzhout, rreth 180 kilometra në jugperëndim të Shangait, Jack Ma, mësues anglishteje e ka zbuluar internetin pas një udhëtimi në Kaliforni. Ma, e themeloi shoqërinë "Alibaba" me tre mijë dollarë, që i kishte marrë borxh nga miqtë e tij. Sot, portali u vjen në ndihmë 12 milionë përdoruesve në 200 vende dhe në vitin 2003 ka prezantuar Tabaco.com, një faqe interneti për blerje online, pothuajse njëlloj me Ebay-n. "Alibaba duhet të fitojë një famë botërore, por në fillim duhet të jetë më i mirë pastaj më i madhi në botë", përsërit sipërmarrësi kinez në intervistat e shpeshta që jep. Kur grupi i kinezit Ma u kuotua në bursë 22 tetorin e kaluar në Hong Kong, suksesi ishte i menjëhershëm: "Alibaba" mblodhi rreth një miliardë e gjysmë dollarë për të financuar zgjerimin dhe përmirësimin e saj.

Mustafa Koç

Brezi i tretë i dinastisë më të fuqishme në vend. Turku është ortak i "Fiat"-it dhe "Unicredit"-it


"Duhet të përqendrohemi në katër bizneset tona kryesore: makinat, bankat, energjia dhe shtëpitë. Por në 10-15 vitet e ardhshme do të përpiqemi të rrisim xhiron, duke realizuar 50 për qind të eksportimeve dhe 50 për qind të importimeve. Të paktën kështu shpresoj". I lindur në zonën aziatike të Stambollit, në

Nakkastepe, Mustafa Koç, 47 vjeç, është trashëgimtar i brezit të tretë të dinastisë më të pasur sipërmarrëse të Turqisë. I diplomuar në Uashington, në "Georgetown University", presidenti i "Koç holding" me 106 shoqëri, 95 mijë punëtorë, një xhiro prej

34,5 miliardë dollarë, është ortak i "Fiatit" dhe bankës "Unicredit". Në dy vitet e fundit ka blerë

"Tupras", kompaninë më të madhe turke që operon, në zbulimin, përpunimin dhe transportin e naftës. Jashtë vendit, sapo ka blerë 100 për qind aksionet e Grundig, shoqëria gjermane e pajisjeve elektronike, një markë me një të kaluar të lavdishme që Koç kërkon t‘i kthejë sërish.


Mohammed Al Maktoum

Në Dubai të gjithë e thërrasin miqësisht Sheiku Mo. Më shumë se sa emir, mund të konsiderohet një administrator i deleguar i

"Dubai SPA", qytet-shtetit që Mohammed al-Maktoum, 57 vjeç, e ka shndërruar në një Hong Kong me një qendër të madhe financiare, me lagjet ku gjenden firmat më të rëndësishme të botës, me mega- qendra tregtare dhe një kompani ajrore, mes më të mirave në botë "Emirates", që është kulla më e lartë e planetit që do të inaugurohet në vitin 2009, përveç Al Bourj al-Arab, i pari hotel në botë me 7 yje. Vetëm brenda 15 vjetësh GDP-ja e Dubait ka kaluar nga 8 në 37 miliardë dollarë. Përmes "Dubai Holding", arrin të kontrollojë shoqëri imobiliare, spitale dhe shoqëri bioteknologjike. Mohammed Al Maktoum është edhe aksioner i shoqërive shumëkombëshe si Mercedes, Eads, Hsbc dhe Sony-t.

Ratan Tata

Kreu i konglomeratit të Mumbait blen Perëndimin. Indiani është edhe profeti i makinave low-cost në vend


"India do të investojë jashtë vendit duke ndjekur dy drejtime kryesore: resurset minerale dhe natyrale dhe tregjet për ndërmarrjet tona, për produktet tona". I krahasuar me Xhovani Anjelin për shkak të interesave të industrinë e automobilizmit. Blerja e fundit? Një Jaguar marramendës. Pavarësisht prejardhjes nga një familje e varfër indiane, Ratan Tata, gjithmonë ka kërkuar t‘i habisë njerëzit me të cilët punon. Për të festuar 70-vjetorin e lindjes hodhi në treg makinën "Nano", që kushtonte rreth 2 mijë dollarë, ndërsa në mes të shkurtit deklaroi se do të ndërtonte një makinë motori i të cilës punon me ajër të ngjeshur, Eolo. I themeluar në kohën e mbretëreshës Viktoria, grupi "Tat" është një konglomerat me qendër në Mumbai, që zhvillon një xhiro vjetore prej 30 miliardë dollarësh, përbëhet nga 98 shoqëri aktiviteti i të cilave shtrihet në shtatë sektor nga energjia te hotelet luksoze me markën "Tat", me 220 mijë punëtorë në 85 vende të botës.

Vagit Alekperov

Presidenti i Lukoil dëshiron të pushtojë Amerikën.


Është rritur mes naftës dhe havjarit, Vagit Alekperov, rusi 57-vjeçar. I lindur në qytetin e Bakut në Azerbajxhan, një nga qendrat e para të industrisë së arit të zi, në Bregun Perëndimor të Detit Kaspik. Gjithçka e nisi në vitin 1979 në Siberi si menaxher dhe pati një vlerësim aq të madh sa në vitin 1991, në vitet e fundit të Bashkimit sovjetik u nominua për të qenë zëvendësministër i energjisë. Alekperov që sot është president i Lukoil, një nga perandoritë më të fuqishme në naftës në botë, ka një rezervë prej 20 miliardë fuçish. Alekperov, që gëzon edhe mbështetjen e Vladimir Putinit, ka qenë menaxheri i parë rus që bleu një shoqëri amerikane, Getty Oil, dhe rreth 1300 pompa benzine nga SHBA-ja. Qëllimi i tij është të eksportojë benzinë drejt e në Amerikë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me "ConocoPhillips". Alekperov ka arritur të marrë lejen për të zhvilluar një vendburim naftën në Arabinë Saudite, pasi ka fituar kontrata të ndryshme në Iran, Gjirin e Suezit, Azerbajxhan dhe Kazakistan. Rrezja e veprimit të tij është shtrirë deri në Kolumbi, ku Lukoil ka nisur të eksplorojë basenin e Llanosit.

Lakshimi Mittal

Pronar i grupit më të madh siderurgjik të planetit. Mbreti i çelikut tani kërkon arin e zi të Kazakistanit.


Në kohën e globalizimit, Lakshimi Mittal, 56 vjeç, i lindur në fshatin e vogël, Sadulpur, në Rajastan, ka monopolizuar tërësisht biznesin botëror të çelikut, pasi fitoi betejën për të pasur nën kontroll edhe shoqërinë evropiane "Arcelor". Sot shoqëria Arcelor-Mittal, me 350 mijë punëtorë në 60 vende të botës ka përmasa gjigante; është rreth 3 herë më e madhe se kundërshtarja e saj direkte "Nippon steel". Por këto janë vetëm fillimet, sepse Lakshimi Mittal, njeriu i pesë më i pasur në botë, me një pasuri rreth 32 milionë dollarësh, nga shtëpia e tij përrallore në Londër, deklaroi se tashmë ka ndërmend të operojë edhe në tregun indian dhe kinez. Madje, sipas disa zërave që qarkullojnë, edhe në Rusi. Por, ëndrra e ndaluar e tij është një tjetër: të hyjë edhe në Japoni për të sfiduar drejtpërdrejt kundërshtarin e tij më të madh. "Mittal" po zgjeron rrezen e veprimit edhe mbi sektorë të tjerë. Ka paguar në dorë rreth 980 milionë dollarë për të blerë gjysmën e shoqërisë së naftës në Kazakistan, "Caspian Investment Resources", e dyta për nga madhësia pas ruses "Lukoil".

Ren Zhengfei

Themeluesi i Huawei dëshiron të sfidojë Ciskon. Menaxheri që frymëzohet nga Mao

Një nga sipërmarrësit më të suksesshëm kinezë ka qenë edhe ish-zyrtari i ushtrisë së popullit, Ren Zhengfei, themelues i Huawei (telekomunikacion): me një xhiro vjetore rreth 8,2 miliardë dollarë dhe 44 mijë punëtorë. Ren Zhengfei, që ka dhënë shumë pak intervista në jetën e tij, por në njërën prej tyre pyetjes se kush kishte ndikuar më shumë mbi të i ishte përgjigjur: "Presidenti Mao dhe Louis Gerstner", ish-administrator i deleguar i IBM-së. Sipas tij, Mao e kishte mësuar të përdorte teknikën e luftës në betejat e Huawei kundër shoqërive shumëkombëshe të telekomunikacionit, ndërsa Gernster e ka ndihmuar me idenë e menaxhimit modern mes të cilave edhe përkrahja e klientëve që gjithmonë duhet të jetë në nivele të larta. Objektivi i vitit 2008 i misteriozit Ren, është hyrja në tregun amerikan për t‘u ndeshur me kundërshtarin e tij kryesor, "Cisko"-n. (G. Shqip)

 

Koshtunica: Fund i qeverisë së Serbisë, zgjedhjet e jashtëzakonshme më 11 maj
Beograd, 8 mars 2008 (Kosovapress) Koha 17:01
Qeveria e Serbisë nuk funksionon dhe më 10 mars do t’ i dërgojë propozimin presidentit të Serbisë që të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për 11 maj, tha të shtunën kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica. Ai ka thënë se nëse partnerët në qeveri nuk pranojnë që të shpërndahet parlamenti, do të japë dorëheqje. Grajqevci: 

Në Kosovë ekziston improvizim i arritjes së barazisë gjinore
Prishtinë, 8 mars 2008 (Kosovapress) Koha 16:24
Arritja më e madhe e femrës në Kosovë është pjesëmarrja në Parlament, ku realisht dëgjohet zëri i saj, por ekzistojnë edhe struktura tjera brenda Parlamentit, ku femra nuk është e përfaqësuar me 30 për qind, ka thënë për Kosovapress Flora Brovina, deputete në legjislacionin e Kosovës.

Zjarrfikësit mitrovicas nuk kanë kushte të mjaftueshme për punë
Mitrovicë, 8 mars 2008 (Kosovapress) Koha 15:54
Mungesa e hapësirës, automjeteve, reduktimet e shpeshta të rrymës janë disa nga problemet e shumta me të cilat Brigada e zjarrfikësve në jug të Mitrovicës përballet vazhdimisht, edhe pse sukseset nuk mungojnë, ka thënë për Kosovapress Tahir Mikullovci, komandanti i Brigadës së zjarrfikësve.

Kuçi: Askush nuk mund t’i mbajë dy poste në të njëjtën kohëKuçi: Askush nuk mund t’i mbajë dy poste në të njëjtën kohë
Prishtinë, 8 mars 2008 (Kosovapress) Koha 15:33
Tekstualisht dhe shumë qartë në ligj shkruan se askush nuk mund t’i mbajë dy poste në të njëjtën kohë, kushdo qoftë ai, pra as Besim Beqaj. Ai nuk mund të jetë edhe koordinator i Paktit të Stabilitetit, edhe kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, tha të shtunën për Kosovapress, Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, njëherësh zv. kryeministër Hajredin Kuçi. Beqaj është shprehur për Kosovapress se tash për tash nuk mund të thotë asgjë më tepër se në cilën detyrë do të mbetet, por se do të vendosë në javën e ardhshme.

Lulja, dhurata më e preferuar për festën e 8 Marsit
Lulja, dhurata më e preferuar për festën e 8 Marsit
Prishtinë, 8 mars 2008 (Kosovapress) Koha 15:11
Në Ditën ndërkombëtarë të gruas 8 Marsi, shumica e qytetarëve prishtinas kanë zgjedhur lulen si dhuratën më të mirë për t’ia dhuruar më të dashurave të tyre. Shitësit e luleve në sheshin “Nëna Terezë” thonë se në këtë vit ka një interesim më të madh të qytetarëve për dhurata në krahasim me vitet e kaluara. 

Bie numri i protestuesve serbë në veri
Mitrovicë, 8 mars 2008 (Kosovapress) Koha 14:59
Rreth 100-150 protestues serbë, kryesisht të rinj, të shtunën kanë protestuar në veri të Mitrovicës, në shenjë pakënaqësie me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. 

Thaçi: Javën e ardhshme hapet Zyra e Pensionistëve në KryeministriThaçi: Javën e ardhshme hapet Zyra e Pensionistëve në Kryeministri
Prishtinë, 8 mars 2008 (Kosovapress) Koha 14:47
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të shtunën gjatë një vizite që i bëri Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, ka thënë se që nga java e ardhshme do të hapet Zyra e Pensionistëve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, të cilën do ta udhëheqë përfaqësuesi i pensionistëve.

UNMIK-u do të qëndrojë në Kosovë edhe për një kohë, thotë BildtUNMIK-u do të qëndrojë në Kosovë edhe për një kohë, thotë Bildt
Prishtinë, 8 mars 2008 (Kosovapress) Koha 14:29
Ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë, Karld Bildt tha të shtunën në Prishtinë se misioni i UNMIK-ut do të vazhdojë të qëndrojë edhe për një kohë në Kosovë, sepse Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara mbetet baza legale për praninë ndërkombëtare.

RrGGK kërkon punë më të madhe për implementimin e ligjeve për barazi gjinoreRrGGK kërkon punë më të madhe për implementimin e ligjeve për barazi gjinore
Prishtinë, 8 mars 2008 (Kosovapress) Koha 14:22
Edhe pse ligjet për barazi gjinore në Kosovë janë të precizuara, ato kanë mbetur vetëm në letër, pasi që institucionet nuk po bëjnë punën e duhur për implementimin e tyre, u tha të shtunën në një tryezë të organizuar nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës (RrGGK), me rastin e 8 Marsit, Ditës së Gruas.
 
“General Motors” zvogëlon prodhimin për shkak të mungesës së pjesëve
Detroit, 8 mars 2008 (Kosovapress) Koha 14:03
Prodhuesi amerikan i automobilave “General Motors” ka zvogëluar prodhimin në SHBA dhe Kanada për gati një të tretën, për shkak të mungesës së pjesëve, si pasojë e grevës 11 ditore në firmën e furnizimit.

Bildt: Kosovën e presin edhe shumë sfida
Prishtinë, 8 mars 2008 (Kosovapress) Koha 13:46
Kosovën edhe pas shpalljes së pavarësisë e presin sfida të mëdha në ndërtimin e besimit dhe zhvillimin ekonomik, tha të shtunën në Prishtinë shefi i diplomacisë suedeze, Karl Bildt, sipas të cilit Bashkimi Evropian është i përkushtuar që të ndihmojë Kosovën.

Mbahet tubim përkujtimor kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari
Bruksel, 8 mars 2008 (Kosovapress) Koha 13:39
Me rastin e dhjetëvjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes Jashari, të dielën më 9 mars Dega e PDK-së për Beneluks organizon tubim përkujtimor në Bruksel, duke filluar nga ora 16.00.

Bie çmimi i naftës
Nju Jork, 8 mars 2008 (Kosovapress) Koha 13:15
Çmimet e naftës në bursat e Nju Jorkut kanë pësuar një zbritje nga 106.54 dollarë për barel në 105.15 dollarë, gjë që shpjegohet se spekuluesit kanë blerë sasi të mëdha të naftës, duke dashur të mbrohen nga vlera e ulët e dollarit dhe inflacioni.

Ky është vetëm hapi i parë drejt pavarësisë, Sllogani objektiv do të duhej të ishte: BAC, U NISKy është vetëm hapi i parë drejt pavarësisë, Sllogani objektiv do të duhej të ishte: BAC, U NIS
Prishtinë, 8 mars 2008 (Kosovapress) Koha 13:04
Dy shtete të ndryshme të pavarura nuk mund të kenë një flamur. Mirëpo, falë përbërjes etnike të popullates së Kosovës, ka pasur mundësi dhe është dashur që flamuri i Kosovës të kishte krejt pak dallim nga flamuri i Shqipërisë. Ky është edhe një gabim trashanik, në vargun e gjatë të gabimeve të faktorëve ndërkombëtar perëndimor ndaj Kosovës e lidhur me Kosovën. Kosova ka në thelbin e përmbajtjen e vet identitetin që as faktorët ndërkombëtarë sadoqë të përpiqen nuk do të mund ta zhbëjnë kurrë. DARDANIA është më e moçme se të gjithë faktorët e sotëm. (kliko më shumë për të lexuar Intervistën e plotë) 

Solana: Nuk do të tolerohet ndarja e Bosnjës
Sarajevë, 8 mars 2008 (Kosovapress) Koha 12:42
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Havier Solana ka paralajmëruar se bashkësia ndërkombëtare nuk do t'i tolerojë thirrjet për ndarjen e Bosnjë e Hercegovinës, e as thirrjet për suspendimin e entiteteve.

Merkel udhëton për vizitë në Moskë
Moskë, 8 mars 2008 (Kosovapress) Koha 12:02
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka udhëtuar për një vizitë njëditore në Moskë, ku do të ketë takime me autoritete të lart shtetërore, me të cilët do të bisedojë për Kosovën, programin nuklear të Iranit dhe avancimin e lidhjeve ekonomike ndër mjet dy vendeve, përfshirë edhe projektin e gazsjellësit të Evropës veriore.

Qytetarët kërkojnë që sheshi “Nëna Terezë” të mirëmbahet më mirë
Prishtinë, 8 mars 2008 (Kosovapress) Koha 10:59
Derisa komuna e Prishtinës dhe kompanitë përgjegjëse thonë se janë të angazhuara që pastërtia në sheshin “Nëna Terezë” të jetë në nivelin sa më të lartë, qytetarët ankohen se niveli i pastërtisë nuk është i duhur dhe për këtë fajësojnë kompanitë kompetente.

SHBA dhe Iraku bisedojnë për marrëdhëniet reciproke
Uashington, 8 mars 2008 (Kosovapress) Koha 10:05
Zyrtarët amerikanë dhe ata irakianë do të fillojnë të shtunën bisedimet për marrëveshjen përmes të cilës do të ndërtohen marrëdhëniet e ardhshme ndërmjet dy shteteve, është bërë e ditur në Pentagon.

Sot mbahen zgjedhjet në Maltë
La Valeta, 8 mars 2008 (Kosovapress) Koha 10:00
Të shtunën në Maltë do të mbahen zgjedhjet parlamentare, të parat këto që pas hyrjes së vendit në Bashkimin Evropian më 2004.

Sot në Malajzi mbahen zgjedhjet e përgjithshme
Kuala Lumpur, 8 mars 2008 (Kosovapress) Koha 09:55

Përkrahës të opozitës në Malajzi kanë sulmuar të shtunën me gurë autobusët në të cilët ndodheshin përkrahësit e koalicionit qeverisës, ndërsa policia ka përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit. 

Krojf jep dorëheqje

Londër, 8 mars 2008 (Kosovapress) Koha 09:20

Krojf jep dorëheqjeNjëri nga lojtarët më të mirë holandez të të gjitha kohërave, Johan Krojf ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit teknik të Ajaksit nga Amsterdami, për shkak të mos pajtimeve me drejtuesit e ekipit.

ONM: Gratë migruese përfaqësojnë rreth 50 % të gati 200 milionë migruesve në botë

Gjenevë, 8 mars 2008 (Kosovapress) Koha 09:15

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (ONM), duke e shënuar 8 Marsin Ditën ndërkombëtare të gruas, kërkon një ngritje të vëmendjes për një migrim të sigurt të njerëzve në botë dhe përpjekje më të mëdha në promovimin e të drejtave të punëtorëve migrues.

Bild viziton sot Kosovën

Prishtinë, 8 mars 2008 (Kosovapress) Koha 09:10

Bild viziton sot KosovënShefi i diplomacisë suedeze, Karl Bildt do të vizitojë të shtunën Kosovën, disa ditë pasi Suedia njohu shtetin e ri.

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

Prishtinë, 8 mars 2008 (Kosovapress) Koha 09:05

Të shtunën mbi vendin tonë do të mbretërojë mot i vranët dhe me të reshura lokale shiu. Temperatura më e lartë e ditës do të jetë 13 gradë Celsius, ndërsa ajo më e ulëta 0. Era do të fryjë nga jug-jugperëndimi.

 
  Today, there have been 1 visitors (2 hits) on this page! This site is copyright of own-free-website.com  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free