WELCOME TO THE MAJS-DIP SITE
   
  M.A.J.S.
  Teknology
 

Goditje e re e Google ndaj Microsoftit:

 

Kësaj radhe gjiganti i internetit, Google, me shërbimin e tij të ri tenton t’i jap edhe një goditje të re Microsoftit.
Kah mesi i javës Google ka ofruar edhe një shërbim tjetër të radhës, Google Sites, një mekanizëm për ueb i cili shfrytëzuesve të vet u mundëson vendosjen dhe udhëheqjen e përbashkët të kompanisë së tyre. Google Sites është konkurrencë e SharePoint të cilën e posedon Microsofti.

Shërbimi i ri i Googlet u mundëson shfrytëzuesve mënyrë të thjeshtë të organizimit dhe të menaxhimit të informatave digjitale siç janë lidhjet e uebit, kalendarët, fotografitë, video incizimet, prezantimet dhe dokumente tjera të ndryshme nëpërmjet uebit.

Google Sites është pjesë e paketës së shërbime të Google Apps, kështu që shfrytëzuesit nga kompanitë e caktuara, të cilët marrin këtë shërbim, do të përdorin Gmail, Gtalk dhe shërbimet tjera të kompanisë Google.

Varianti bazë i Google Sites në tërësi është pa pagesë, derisa për shfrytëzuesit që kërkojnë më shumë Google ka përgatitur versionin Premiere Edition, i cili për kompjuter do të kushtojë 50 dollarë në vit. (Telegrafi)

Thashetheme të reja për celularin nga Google

23.02.2008
google phoneQe kur gjiganti i internetit Google - me platformën e tij Android - është zhytur në ujërat e industrisë së telefonave celularë, nuk kanë të ndalur spekulimet për daljen në treg të celularit të famshëm gPhone.

Krejt ka filluar me spekulimet se gPhone do të prodhohet nga HTC, më pas është kaluar në Dell, më vonë edhe në Alienware, derisa thashethemet më të reja flasin se celulari nga Google do të prodhohet nga Samsungu jug-korean. Madje, blogje dhe portale të shumta pohojnë se këtë vit do të paraqiten dy versione të gPhone – njëri qysh prej këtij shtatori, derisa versioni i dytë diku rreth festave të fundvitit.

Versioni i parë i gPhone, sipas fotografive të ofruara, me shumë gjëra ngjanë me Blackberry Pearl, mirëpo thuhet se pajisja do të duhej të ketë edhe ekran i cili rrotullohet varësisht nga pozita, Wi-Fi të integruar, klient VoIP dhe tastierë tërësisht QWERTY.

Sido që të jetë, të gjithë me padurim presin futjen e Googlet në ujërat e industrisë mobile. 


Yahoo përmirëson portalin e saj për video
Portali i ri Yahoo Video është me dizajn dukshëm më modern se ai i vjetri, e përveç video materialeve të shfrytëzuesve, ofron edhe përmbajtje ekskluzive siç janë emisionet televizive, filmat, video klipet si dhe gjëra të ngjashme.

Në mes të ofertës së Microsftit për ta blerë, Yahoo me të gjitha forcat po mundohet të tregojë se është kompani stabile dhe me perspektivë dhe kështu pothuajse çdo ditë paraqet nga një shërbim të ri apo përmirëson ato të vjetrat. Sot ia ka filluar me punë edhe videoportali me emrin Yahoo Video.
Portali i ri është me dizajn dukshëm më modern se ai i vjetri, e përveç video materialeve të shfrytëzuesve, ofron edhe përmbajtje ekskluzive siç janë emisionet televizive, filmat, video klipet si dhe gjëra të ngjashme.

Pos këtyre ndryshimeve, Yahoo Video nuk dallohet me asgjë tjetër nga pjesa tjetër e videoportalve, kështu që dyshojmë se shfrytëzuesit do të vërshojnë në të, mirëpo është mirë të shihet se Yahoo-ja nuk dorëzohet lehtë dhe ende ka diçka të ofrojë. 

10 me te pasurit e internetit

internet moneyAta, duke klikuar ne internet kane arritur te rradhiten mes me te pasurve te botes. Karakteristike e gjithe ketyre eshte se po te gjithe jane shume te rinje. Ja lista e 10 personave me te pasur ne saje te kompjuterit dhe internetit.

Opsioni që Googlet i kushton 110 milionë dollarë

A e keni vërejtur opsionin në makinën e kërkimit të Googlet – I'm feeling lucky? Ky opsion ju dërgon drejtpërdrejt në rezultatin e parë të kërkimit, mirëpo duke marrë parasysh që brenda tij nuk përfshihen edhe reklamat, Google, për këtë opsion humb hiç më pak se 110 milionë dollarë në vit.

Pyetja është: pse dreqin e lejon Google këtë opsion bukur bizar kur humbë para shumë të majme? Përgjigjja zyrtare nga Google përafërsisht është: nuk është esenca vetëm tek paratë.

Në fakt, para shumë kohës, Google kishte provuar të largonte këtë opsion, mirëpo shfrytëzuesit ishin ankuar që Google nuk ishte më i njëjtë, andaj e kishin kthyer shumë shpejt.

“Nuk dëshirojmë të bëhemi për së tepërmi korporativ dhe nuk e kemi për qëllim vetëm përfitimin”, ka pohuar zëvendës-kryetarja e njësisë për kërkim, Marissa Mayer.

1. GOOGLE: LARRY PAGE, SERGEY BRIN, 18.5 Miliarde dollare

2. FACEBOOK: MARK ZUCKERBERG, 23 VJEC, 700 Milion dollare

3. RUNESCAPE: ANDREW GOWER 28 VJEC, 650 Milion dollare

4. MOZILLA: BLAKE ROSS DHE DAVID HYATT, 22 VJEC, 120 Milion dollare

5. YOUTUBE: CHAD HURLEY, 30 VJEC, 85 Milion dollare

6. DEVIANT ART: ANGELO SOTIRA, 26 VJEC, 75 Milion dollare

7. POP- CAP GAMES: JOHN VECHEY, 28 VJEC, 60 Milion dollare

8. WORDPRESS: ALEXANDER LEVIN, 23 VJEC, 57 Milion dollare

9. THREADLESS: JAKE NICKELL, 28 VJEC, 50 Milion dollare

10. BIZ CHAIR: SEAN BELNICK, 20 VJEC, 42 Milion dollare

Të dy kompanitë e shpërmendura janë duke luftuar ashpër njëra ndaj tjetrës për dominim në treg. Microsofti me bollëkun e pajisjeve të tij komerciale, ndërsa Google me një varg pajisjesh alternative, më së shpeshti pa pagesë.
 
  Today, there have been 1 visitors (3 hits) on this page! This site is copyright of own-free-website.com  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free